Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri e kanë fituar betejën me sëmundjen e koronavirusit 100 qytetarë.

Lajmi konfirmohet nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Instagram.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 100 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.

Krahasuar me ditën e djeshme numri është më i vogël, pasi në 24 orët e kaluara ishin 150 qytetarë që e fituan betejën me virusin e rrezikshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb