Vazhdon të jetë i lartë numri i infektimeve me Covid-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit sipas ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 1067 raste të reja duke e çuar në total numrin e rasteve aktive në 20.467.

Ndërkohë numri i viktimave ka pësuar një rritje të madhe ku vetëm në 24 orë 17 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe janë shëruar edhe 278 persona.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: