Kanë shënuar rënie të ndjeshme shifrat e infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi edhe në Maqedoninë e Veriut.

Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë maqedonase të Shëndetësisë, janë kryer 2466 teste, nga të cilat 5 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, përkatësisht Shkup-3, Kumanovë-1 dhe Tetovë-1.

Ndërkohë, janë regjistruar edhe 8 pacientë të shëruar. 2 nga Shkupi, 2 nga Tetova, Kërçovë-1, Gjevgjeli-1, Vallandov-1 dhe Demir Hisar një rast. Në këto 24 orë ka ndërruar jetë vetëm një pacientë nga Kërçova, i moshës 39 vjeçe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb