Po vazhdojnë tensionet në ujërat mes Britanisë së Madhe dhe Francës, ku peshkatarët francezë po protestojnë me barka afër ishullit Jersey. Së fundi, një barkë franceze e goditi një anije angleze dhe më pas filloi t’i shkonte pas.

Barka “Lasgot” e rriti shpejtësinë dhe e goditi një barkë britanike, duke e trazuar dhe duke e detyruar që të kthehet në limanin St Heiler, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Incidenti ndodhi pas një incidenti tjetër, në të cilin barkat e vogla franceze e vonuan anijen e mallrave “Commodore Goodwill” që të largohet nga turma dhe të lundrojë për të marrë furnizime për ishullin.

Një peshkatar francez tha se grupi i tij është i gatshëm që ta krijojë përsëri skenën e Betejës së Trafalgarit. “E kam rimbushur barkën – jemi gati që ta rikrijojmë Betejën e Trafalgarit”, tha Jean-Claude La Vauellee.

Franca dërgoi dy anije të armatosura – Athos dhe Themis – për t’iu kundërvënë dy luftanijeve britanike – HMS Severn dhe HMS Tamar, ndonëse këto të fundit janë superiore në madhësi dhe fuqi.

Anijet franceze u ndalën para se të hynin në ujërat angleze dhe qëndruan në distancë. Një zyrtar lokal britanik tha se anijet franceze nuk kanë kërkuar leje për të hyrë në ujërat britanike.

Komisioni Evropian tha se nuk po respektohen rregullat e marrëveshjes tregtare mes BE-së dhe Britanisë në ujërat përreth ishullit Jersey, për shkak të kushteve që janë vënë për dhënien e lejeve për peshkatarët francezë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb