Koreja e Jugut do t’i dedikojë 230 milionë euro ndërtimit të rrugëve dhe hekurudhave në Korenë e Veriut.


“Seuli do i zhvillojë këto projekte ndërkufitare pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare kundër Phenianit”, njoftoi sot një përgjegjës.

Seuli dhe Uashingtoni po largohen gjithnjë e më shumë në mënyrën e trajtimit të çështjes koreanoveriore.

Seuli po përpiqet që të zhvillojë dialogun ndërsa Uashingtoni kërkon denuklearizimin e Phenianit para se të heqë sanksionet ekonomike.

Presidenti koreanojugor, Moon Jae In ka propozuar që të modernizohen infrastrukturat rrugore dhe hekurudhore koreanoveriore dhe t’i lidhë ato me rrjetin e Koresë së Jugut.

Seuli do të investojë vitin e ardhshëm rreth 295 miliardë uon (230 milionë euro) në këtë lloji projekti, ku shumica do të jenë në trajtën e dhurimeve (186,4 miliardë uon) dhe pjesa tjetër në formën e huave, deklaroi një përgjegjës i Ministrisë së Unifikimit.