Atletico Madrid po mendon për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Objektivi kryesor është rikthimi në garë për kampionatin dhe gjithashtu synohet te qenurit kompetitiv edhe në kompeticionin me veshë të mëdhenj,  Champions League.

Siç raporton Fichajes, edhe pse nuk dihet nëse Simeone do jetë ose në pankinë, drejtuesit po punojnë për gjetjen e 11-shes fikse.

Oblak në portë. Portieri i njohur ka bërë mirë dhe pritet të jetë mes shtyllave për gjatë gjithë edicionit.

Reparti i mbrojtjes ka gjasë të formohet nga Martinez, Gimenez, Molina dhe Galan (Celta Vigo).

Për mesfushën përmenden emrat e Koke dhe Soler. Pas sulmuesve gjejmë Griezmann dhe Ezzalzouli (Ossasuna). Në ofensivë pritet të jetë Depay dhe Roberto Firmino (Aktualisht pjesë e Liverpool).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb