Anis Mehmeti po përgatitet për sezonin e ri. Ipsuiç do të luajë për herë të parë në Premier Ligë dhe lojtari i Kombëtares pritet të jetë një nga titullarët e klubit anglez.
Mehmeti shpërndau një foto sot përmes rrjeteve sociale. Veshur kishte fanellën e Trabzonsporit, që si duket i vjen dhuratë nga Ernest Muçi.
25-vjeçari ndodhej pikërisht në palestër. Fokusi ndërkohë është i gjithi te sezoni i ri për lojtarin më të vlerësuar në treg nga Kombëtarja.
Tek Ipsuiç u transferua në fundin e janarit. Në 19 paraqitje shënoi dy gola dhe asistoi dy të tjerë.
