Rajoni i Korçës është një nga rajonet më të spikatura për destinacionet turistike, dhe teksa sezoni veror sapo ka filluar, në takimin e Komitetit rajonal të turizmit prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole kërkoi nga përfaqësuesit e bashkive dhe institucionet e tjera të bashkëpunojnë për realizimin e detyrave që lidhen me sezonin turistik si dhe plotësimin e objektivave afatgjata.

Ai foli për domosdoshmërinë e pastrimit të qyteteve, formimin profesional të burimeve njerëzore në turizëm, për rritjen e sigurisë publike, intensifikimin e kontrollit të subjekteve që prodhojnë e tregtojnë produkte ushqimore etj, lehtësimin e hyrje daljeve në kufi të turistëve etj.

Në këtë takim i cili u mbështet nga përfaqësues të ministrisë së turizmit u diskutuan dhe u prezantuan disa projekte të cilat priten të implementohen.

Në takim u diskutua qe jo vetëm Korça apo Pogradeci të mbeten qytetet që tërheqin gjithmonë e më tepër turistë ne rajonin juglindor, por vëmendja te kthehet edhe në bashki të tjera të qarkut të cilat ofrojnë destinacione të veçanta, klimë e natyrë malore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb