SHBA

Kryefjala e ditëve të sotme në mbarë botën është COVID-19. Shumica e njerëzve janë vetëizoluar në shtëpi për të mos lejuar përhapjen e virusit të TmerrshëM. Por ka edhe nga ata që e quajnë si një lojë dhe nuk i tremben madje, madje e sfidojnë.

Më e fundit konsiston në sfidimin e frikës nga një infektim i mundshëm prej Covid-19 duke lëpirë tualetet. Diçka të ngjashme bëri edhe Larz dhe GayShaWnMendes, një influencues nga Kaliforni, i cili së fundmi, në një postim në Tëitter lajmëroi ndjekësit e tij se kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Vidoja e tij duke lëpirë tualetin e një banjoje publike u shpërnda më 20 mars, ndërkohë që sfidës, për fat të keq i janë bashkuar dhe shumë të tjerë. I riu ndodhet i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve. Kjo sfidë u quajt e papërgjegjshme nga ekspertët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: