Edhe pse përballë është një skuadër si Frankfurt, trajneri i Napolit, Lucciano Spalleti kërkon përqëndrim maksimal në Champions League.

“Duhet t’u jap qumështin drerëve, pasi jemi në natën para, është një festë për mua. Të shohim pastaj nëse do të arrijmë të hapim dhuratat apo jo”.

“Unë i njoh mjaft mirë lojtarët e mi, edhe çfarë njerëzish janë. Ndaj pres që të interpretojnë mirë ndeshjen. Ata kanë më shumë eksperiencë se ne në ndeshjet që janë brenda apo jashtë, por në ndeshjet e fundit në kampionat jemi munduar që të zhvillojmë edhe këtë aspekt, duke luajtur pa menduar për diferencën që kemi siguruar.

Unë nuk u besoj gazetarëve, mendoj ende pyetjet që më bëheshin në fillim të kampionatit, sipas të cilave me shumë mundësi nuk do të hynim në Ligën e Kampioneve. Tani më thoni krejtësisht të kundërtën, më mirë të mos u besoj. Përndryshe do të zhgënjehemi. Ne e dimë që kemi potencial, ashtu si kundërshtari ynë. Glasner e ka thënë mirë që Napoli është një skuadër ë fortë, por që mundësitë për të kaluar turin janë 50% me një sfidë të dyfishtë. Edhe unë e mendoj si ai.

Si po e përjetojnë Kvara dhe Osimhen? Nga pikëpamja e maturisë, mund të merret për shembull reagimi i Osimhen ndaj Sasuolos: Sapo ndjeu një problem të vogël, e vlerësoi në mënyrën e duhur, duke kërkuar zëvendësimin. Ky është futbollisti i cili di të vlerësojë shumë mirë gjërat, këta dy tipa janë nga ata që kanë me të vërtetë aftësitë, fantazinë, cilësinë për t’i dërguar sinjale të gjithë botës. Në të njëjtën kohë, janë dy djem shumë të rinj, kjo rini duhet formuar dhe rritur. Ndeshja e nesërme do të jetë një eveniment për t’u shfrytëzuar, sipas meje ata do të dinë ta interpretojnë siç duhet. Do të shohim atë që dinë të bëjnë ata të cilët mbërrijnë në këto nivele”, tha Spaleti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: