Trajneri i Laçit, Mirel Josa dha mendimin e tij pas barazimit 1-1 me Teutën.

“Duke patur parasysh ndeshjen, pjesën e parë duhet të ishim shumë më mirë. Mënyra si u shprehëm në sulm nuk ishte e drejtë, duhet të ishim të sigurtë në pasim dhe i dhamë mundësi Teutës për të sulmuar. Duhet të kishim një hapje të topave, kontrollin e lojës pasi kishim edhe erën në favor. Më pëlqeu mënyra si ngulmuam, ndryshe do flisnim nëse nuk do të shënonim golin në fund.

Në pjesën e dytë me vendosjen e dy mesfushorëve të qendrës, kishim më tepër pika referimi për pasim dhe duhet të ishim më të qetë. Nuk rrezikuam, duhet të kishim ambientim më të mirë në pjesën e parë me problemin e erës. Problemi kryesor është që sulmuesi Sobovale duhet të ishte në gjendje më të mirë.

Dëmtimi i Kurtit? Kontraktim, as tërheqje as problem kaviljes. Na vjen keq, por dëmtimi i tij nuk do të shkojë gjatë. Me mënyrën sesi luan është më i pjekur seç duhet.” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: