Ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një statusi në Facebook jep një lajm të mirë për të gjithë nxënësit, se sot ka nisur shpërndarja e librave falas.

Shahini tha se përfitues direkt janë mbi 250 mijë nxënës në të gjithë vendin.

STATUSI I PLOTE
Sot ka filluar shpërndarja e librave falas me përfitues direkt mbi 250 mijë nxënës në të gjithë vendin: të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.

Është shumë e rëndësishme që edhe gjatë ditëve në vijim gjatë shpërndarjes së librave, çdo nxënës, prind e mësues të ruajë kujdesin ndaj secilit dhe të respektojë rregullat e distancimit fizik.

#libratfalas ?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: