Të jesh tifoz i zjarrtë dhe tepër i lidhur me skuadrën e zemrës është një emocion që të shoqëron kudo… Nuk duron dot që ekipi yt të humbasë, ta shajnë, por sidomos që dikush të tallet me të. Dhe, kur shakaja vjen pikërisht me rivalin e urryer, atëherë sigurisht që është edhe pa shumë kripë.

Një familje napoletane ka menduar t’i bëj një rreng të voglit të tyre, në ditën e ditëlindjes. Gjithçka me ngjyrat e kaltërta të Napoli-t, veç stemës në tortë, që është ajo e Juventus. Fëmija qesh fillimisht por më pas nis të qajë, pasi priste një tjetër stemë.

Pikërisht në atë moment hiqet edhe stema e Juventus dhe poshtë del ajo e Napoli-t…

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: