Javë e vështirë dhe më e trishtuar na pret, do të jetë një ‘Pearl Harbour ’ose si 11 shtatori”, tha kreu i shërbimit shëndetësor publik të Shteteve të Bashkuara, Jerome Adams.

Adams përsëriti fjalët e Presidentit Donald Trump i cili pranoi se do të ketë “shumë vdekje në javët e ardhshme”, duke folur për një “situatë të jashtëzakonshme që nuk është parë kurrë më parë”.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA ka tejkaluar shifrën 8 500 persona me 1 340 vdekje të reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Të dhënat nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA tregojnë se numri i vdekjeve ka arritur në 8 503, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara nga prekja e COVID-19 në 312 249.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb