Një votë e britanikëve në mbështetje të daljes së vendit nga Bashkimi Evropian (Brexit) mund të shënonte humbje të mëdha ekonomike, vlerësoi sot presidentja e Bankës Qendrore Amerikane (FED) përpara një komisioni të Kongresit.

‘Një pasiguri e konsiderueshme po rëndon mbi perspektivat ekonomike dhe se ekonomia globale mbetet mjaft e ekspozuar ndaj këtij fenomeni’, u shpreh Yellen

Ajo rekomandoi gjithashtu një qasje të kujdesshme përpara rritjes së normave të interesit.

“Miratimi i një vije të kujdesshme në rritjen e normave do të na lejonte ruajtjen e një mbështetje monetare për rritjen ekonomike gjatë së cilës ne do të vlerësojmë nëse kjo rritje do të kthehet në një ritëm të moderuar”, pohoi Yellen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb