SHBA- Darryl, një djalë nga Ohio e Atlantës ka vendosur të hakmerret në një mënyrë tjetër ndaj të dashurës që e tradhtonte. Pasi ka gjetur në shtëpi ushqime prej të cilave e dashura kishte alergji, ai i mori Pass-in e Facebookut dhe zbuloi të vërtetën tronditëse që Nicole, e dashura e tij nuk e tradhtonte me një mashkull tjetër, por me 5 të tjerë.

Për ta lënë në një mënyrë demonstrative ai kërkoi ndihmën e rreperit Mac Lethal dhe i krijoi një këngë ofenduese. Për fat të keq videon nuk mund ta gjeni në Youtube pasi ajo është hequr.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: