Rritja ekonomike e Kinës gjatë pandemisë Covid-19 dha një impuls pozitiv për ekonominë botërore dhe mbi të gjitha kjo e fundit mund të përfitojnë nga importimi i lëndëve të para nga gjiganti aziatik, deklaroi drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

Në një video-konferencë shtypi gjatë takimeve vjetoret e grupit të Bankës Botërore dhe FMN-së, Georgieva pohoi se parashikimet e fundit të FMN-së për ekonominë kineze bazoheshin në masat vendimtare të marra nga vendi për të frenuar pandeminë.

Në raportin e tij më të fundit të World Economy Outlook, më 13 tetor, FMN parashikoi një tkurrje të fortë të ekonomisë globale për këtë vit, në vlerën 4,4%.

Organizata ndërkombëtare parashikoi gjithashtu që në vitin 2020 ekonomia kineze do të rritet me 1,9% ose 0,9 pikë përqindje më shumë se parashikimet e qershorit.

“Kur shikojmë të dhënat më të ndara, sektori i prodhimit po ecën më mirë, ndërsa shërbimet janë akoma të kufizuara”, tha kreu i FMN.

”Sidoqoftë, rritja kineze është një nxitje pozitive për ekonominë botërore”, tha Georgieva duke theksuar se kjo është veçanërisht e të rëndësishme për vendet që importojnë metale dhe lëndë të tjera të para.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb