Negociatat për energjinë bërthamore iraniane rinisin sot në Vjenë, në një fazë në të cilën priten “vendime politike”.

Disa burime regjistrojnë një “optimizëm të kujdesshëm”, por zyrtarët amerikanë të përfshirë në bisedime paralajmërojnë nga ana tjetër se koha po mbaron dhe tani kanë mbetur vetëm pak javë për të shpëtuar marrëveshjen historike të arritur me mundim në 2015.

Për Teheranin, do të mund të ketë një marrëveshje derisa të hiqen të gjitha sanksionet e vendosura nga SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb