SHBA- Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, është në rrugë për në Evropë për vizita solidarizuese, që synojnë sigurimin e Gjeorgjisë dhe Ukrainës se këto dy vende të përfshira nga konflikti, nuk janë lënë anash nga komuniteti transatlantik.

Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se zoti Kerry do ta ofroj mbështetjen e tij për “aspiratat euro-atlantike” të Gjeorgjisë në takimet me qeverinë dhe opozitën e këtij vendi në kryeqytetin Tbilisi, gjatë ditës së sotme.

Ai, pastaj, udhëton për në Kiev të Ukrainës, ku pritet të diskutoj për mënyrat e përfundimit të konfliktit të nxitur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës. Këto vizita po bëhen para samitit të NATO-s në Varshavë të Polonisë, ku aksionet ruse në pjesën lindore të Evropës do të jenë çështje kryesore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: