SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia njoftuan se do të japin përgjigje të përbashkët kundër testimeve bërthamore të Koresë së Veriut,.

Këshilltarët e lartë të sigurisë së vendeve në fjalë, u takuan në Honolulu në Hawaii të SHBA-së për të biseduar lidhur me tensionet në rritje në rajon pas testimeve raketore të Koresë së Veriut.

Sipas Yonhap, këshilltari i sigurisë së Koresë së Jugut, Kim Sung-han që ka marrë pjesë në takim, tha se Koreja e Veriut deri më sot ka kryer 6 teste bërthamore dhe se reagimi i tyre do të jetë më ndryshe nëse kryhet testi i shtatë.

Koreja e Veriut që nga fillimi i gushtit e deri më tani ka kryer 18 testime raketore, 2 prej të cilave raketa lundruese.

Negociatat për pastrimin e Koresë së Veriut nga armët bërthamore

Dialogu për pastrimin e Gadishullit të Koresë nga armët bërthamore, ndaloi pas bisedimeve të fundit të zhvilluara në Hanoi në vitin 2019.

Koreja e Veriut, këtë vit filloi të kryejë testime të reja raketore.

Po ashtu në mesin e lajmeve janë edhe informacionet se Pheniani ka përfunduar përgatitjet për testimin e tij të shtatë bërthamor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb