Rreth 1,54 milionë persona paraqitën javën e fundit kërkesën për papunësi në SHBA, njoftoi sot Departamenti i Punës, duke theksuar se ritmi i humbjeve të vendeve të punës vazhdon të ngadalësohet.

Të dhënat e reja tregojnë për një papunësi të vazhdueshme, pasi shpërthimi i COVID-19 dhe kufizimet kanë dëmtuar tregun e punës.

Shumë shtete amerikane kanë filluar të rihapen, me masat e distancimit social ende në fuqi.

Të premten e kaluar, raporti mujor i punës së Byrosë së Statistikave të Punës tregoi një rënie të papritur të shkallës së papunësisë, në 13,3 %.

FED parashikon që papunësia të jetë mesatarisht 9,3 % në vitin 2020.//ATSH 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb