Deputetët demokratë të Kongresit dhe Shtëpia e Bardhë dëshirojnë të vazhdojnë diskutimet mbi një paketë të re ndihme për amerikanët përballë krizës së shkaktuar nga COVID-19, tha sot sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.

“Ne jemi dakord të vazhdojmë diskutimin”, tha Steven Mnuchin para senatorëve, pas bisedës me kreun e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

“Unë i inkurajoj Demokratët në Senat të punojnë me ne. Le të adoptojmë shpejt gjërat për të cilat jemi dakord”, shtoi ai.

Negociatat mes republikanëve dhe demokratëve për miratimin e një pakete të re ndihme kanë mbetur të bllokuara prej dy muajsh.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb