Më shumë se tre javë pas njoftimit të një zyrtari të lartë shkencor se një medikament eksperimental i quajtur remdesivir po përshpejtonte shërimin e të sëmurëve me COVID-19, një studim që detajon rezultatet u publikua nga një revistë mjekësore.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) i cili ka drejtuar provën klinike në një mijë të sëmurë në 10 vende, kishte deklaruar më 29 prill në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, se të dhënat paraprake tregonin se remdesivir kishte një efekt të qartë, domethënës dhe pozitiv për të reduktuar kohën e shërimit.

Pas verifikimit, “New England Journal of Medicine” publikoi artikullin që detajon rezultatet duke konfirmuar njoftimin e bërë nga Shtëpia e Bardhë, që kishte shkaktuar shpresë në botë, në mungesë të një terapie tjetër efikase kundër koronavirusit të ri.

Remdesivir, i injektuar çdo ditë në rrugë intravenoze për 10 ditë, ka përshpejtuar shërimin e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: