TIRANE-Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu deklaroi se Amerika iu përgjigj kërkesës së Shqipërisë drejtuar NATO-s për pajisje me pajisje për Emergjencat Civile.

Diplomati amerikan tha se dërgesa e parë për vendin tonë kapë shifrën prej 600.000 dollarë. Mes të tjerash Lu tha se SHBA është krenare që ndihmon që të shpëtohen jetë.

“Kjo është dërgesa e parë, ka vlerë mbi 600.000 dollarë. Ne jemi krenarë që ju ndihmojmë të shpëtoni jetë”, tha Lu. Ndërkohë, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se miku i mirë njihet në ditë të vështira. “Ju falënderojmë për ndihmën bujare”, tha Xhaçka.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: