Destrojeri amerikan me raketa të drejtuara i quajtur “USS Ramage” ka mbërritur në Durrës për një vizitë portuale të planifikuar në kuadrin e bashkëpunimit ushtarak midis ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe asaj shqiptare dhe në vazhdën e përpjekjeve të Flotës Detare Amerikane për rritjen e stabilitetit në rajon. Ambasada e Shteteve të Bashkuara publikoi pamje nga Destrojeri i raketave të komanduara i klasit Arleigh Burke.

Vizita portuale e destrojerit “USS Ramage” përcjell dhe një mesazh diplomatik pasi forcon lidhjet me aleatët duke demonstruar shkuarajim për kundërshtarët.

Një destroyer i tillë më vlerë mbi 1.2 miliardë dollarë, ofron mundësi unike për të rritur ndërveprimin me forcat tona detare sa i takon njohurive taktike teksa dy vendet punojnë së bashku për një rajon dhe Europë më të sigurt shkruhet në njoftimin zyrtar të Flotës së 6-të Detare Amerikane. Komandanti i destrojerit USS Ramage Tim Yuhas përshëndeti në bord homologët e marinës shqiptare dhe vuri në dukje se marrëdhënia me Shqipërinë është ndërtuar mbi një themel të vlerave, përvojave dhe vizionit të përbashkët. Fryma e Shqipërisë është si e jona, një komb krenar që shpalli pavarësinë nga tirania dhe u çlirua nga diktatura komuniste”, tha ndër të tjera komandanti gjatë fjalës së tij. Më tej anëtarët e ekuipazhit të distrojerit USS Ramage (DDG 61) patën mundësinë të zhvillonin një tur kulturor e historik në qytetin e Durrësit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb