Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur brenda një shtëpie private në Malibu të Los Angeles, ku gjatë një feste, me shumë të ftuar, është shembur tarraca e godinës.

Raportohet se si pasojë disa nga të ftuarit janë lënduar. Gjithçka u filmua nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti i shembjes së tarracës së mbingarkuar me të rinj që po shijonin në maksimum muzikën dhe atmosferën e krijuar.

Sipas dëshmitarëve, festa ishte organizuar me rastin e ditëlindjes së pronarit të shtëpisë, që kishte ftuar tridhjetë miq për ta ndarë gëzimin me ta.

Megjithatë, festa për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi, kur pllaka e betonit nga tarraca u shemb dhe të pranishmit që ishin jashtë përfunduan në një pjesë shkëmbore – për faktin se shtëpia ishte shumë pranë plazhit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: