SHBA-Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është botuar libri “Modern Albania, From dictatorship to democracy” (Shqiperia Moderne, nga diktatura në demokraci ) që hedh një vështrim mbi vendin tonë duke analizuar periudhën e komunizmit e deri në tranzicionin drejt demokracisë. Ky libër ofron një histori të gjallë të rënies së regjimit komunist, gjyqet dhe vuajtjet të cilat e bënë Shqiperinë vendin që është sot.
Libri ofron një vështrim në thellësi të revoltave të para studentore, rënien e regjimit stalinist, nisjen e emigracionit, kolapsin e skemave masive piramidale, luftën në Kosovë, dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.
Autori Fred Abrahams nxjerr në pah përvojën personale nga më shumë se njëzet vjet punë në Shqipëri, intervista me shqiptarë dhe të huaj të cilët kanë luajtur një rol në politikën e vendit – duke përfshirë ish-anëtarë të Byrosë Politike, udhëheqësit e opozitës, agjentët e inteligjencës, diplomatët, dhe themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërsa hidhet dritë mbi qindra dokumente të cilat më parë konsideroheshin sekret në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke dokumentuar rrugën e vendit nga diktatura e izoluar në një demokraci te re pluraliste, Abrahams eksploron se sa larg ka shkuar Shqipëria, por edhe sesa rrugë i duhet të bëjë.
(a.n/News24/BalkanWeb)