Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar për rënien ekonomike tremujore më të lartë, në më shumë se një dekadë.

Mësohet se bruto prodhimi i brendshëm – shuma e vlerës së mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në ekonomi – ra për 5% në periudhën midis janarit dhe marsit të këtij viti.

Sipas shifrave zyrtare, kjo paraqet rënien më të thellë që nga viti 2018, kur ishte raportuar rënie 8.4% në tre muajt e fundit të vitit. Shifra gjithashtu tejkalon parashikimet fillestare të bëra një muaj më parë.

Shumë ekonomistë presin që ky trend i rënies ekonomike të vazhdojë, pasi masat gjithëpërfshirëse të lidhura me pandeminë, kanë shkaktuar mbylljen e mijëra bizneseve dhe kanë lënë miliona njerëz pa punë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb