Presidenti amerikan Donald Trump bisedoi sot me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, mbi tregjet globale të energjisë, pas rënies së shpejtë të çmimit të naftës këtë javë.

 

“Presidenti Trump dhe Princi i Kurorës diskutuan mbi tregjet globale të energjisë dhe çështje të tjera kritike rajonale dhe bilaterale”, njoftoi Shtëpisë së Bardhë nëpërmjet një deklarate të shkurtër.

Arabia Saudite e ndërmori vendimin për uljen e çmimeve të naftës pas një mosmarrëveshjeje me Rusinë për reduktimin e prodhimit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb