SHBA-Edhe presidenti amerikan Donald Trump, së bashku me bashkëshorten Melnia dhe djalin Barron kanë admiruar nga Shtëpia e Bardhë eklipsin e plotë të diellit, në Amerikë.

Megjithatë Trump ka vendosur të heqë syzet mbrojtëse për disa sekonda duke parë eklipsin me sy të lirë.

Në video dëgjohet dikush, me shumë mundësi një pjesëtar i stafit të tij, që e lajmëron për rrezikun e gjestit: ’Mos e shih!’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb