SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vënë sanksione gjashtë personave dhe tre kompanive, pasi sipas Uashingtonit kanë lidhje me forcat ushtarake iraniane, Gardën Revolucionare.

Sekretari Amerikan i Thesarit, Steven Menuccin, tha se” sanksionet godasin ata që kanë financuar miliona dollarë për grupin, për aktivitetet e tij malinje”.

“Banka Qendrore e Iranit ka ndihmuar Gardën Revolucionare të ketë akses tek dollarët amerikanë përmes një rrjeti të gjerë të shkëmbimit valutor”, u shpreh më tej ai.

Departamenti i Thesarit bëri të ditur gjithashtu se gjashtë personat në fjalë janë iranianë, dhe entitetet apo amerikanët nuk do të lejohen të bëjnë biznes me ta.

Sanksionet vijnë pasi Presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi të martën të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Britania, Franca dhe Gjermania tentuan vazhdimisht të bindnin Trumpin që të mos e braktiste këtë marrëveshje, duke u shprehur se nuk kanë opsion tjetër dhe se Irani i është përmbajtur paktit. Trump është shprehur se “marrëveshja e vitit 2015, është një marrëveshje e çmendur dhe e njëanshme dhe që nuk duhej nënshkruar kurrë”.

Pas vendimit të Trump, Irani tha se SHBA do pendohet si kurrë më parë për tërheqjen nga marrëveshja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: