Një studim i ri zbuloi rritje me 30 për qind të vrasjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në vitin 2020.

Në studimin që bashkërisht e zbatuan Këshilli për COVID-19 dhe drejtësia gjyqësore dhe organizata “Arnold Ventures” me seli në Houston, shkalla e krimit është hulumtuar në 34 qytete në SHBA.

Sipas studimit, 29 prej 34 qyteteve të anketuara kanë përjetuar rritje të vrasjeve prej 30 për qind në vitin 2020, në raport me një vit më herët.

Qyteti me më së shumti vrasje është St.Louis në të cilin vitin e kaluar u regjistruan 262 vrasje. Kjo është shkalla më e lartë nga viti 1993 kur u regjistruan 267 vrasje.

Në studimin, i cili tërheq vëmendjen për rritjen e vrasjeve në qytetet kryesore, vërehet se shkalla është rritur me 85 për qind në Milwaukee, 63 për qind në Seattle, 55 për qind në Chicago dhe 43 për qind në Neë York krahasuar me vitin 2019.

Studimi, i cili pohon se epidemia e llojit të ri të koronavirusit dhe padrejtësia racore janë faktorë të rëndësishëm në rritjen e vrasjeve, thotë se epidemia e COVID-19 pamundëson komunikimin me policinë, gjykatat, spitalet dhe organizatat e tjera përgjegjëse për kontrollimin e dhunës.

Theksohet se epidemia ka prekur në mënyrë disproporcionale popullatën në nevojë dhe i ekspozon individët ndaj stresit fizik, mendor, emocional dhe financiar.

Megjithatë, theksuan se vjedhjet në shtëpi u zvogëluan për 24 për qind, ndërsa krimi në fushën e narkotikëve për 30 për qind për shkak të epidemisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb