SHBA-Quhet Cinder Treehouse dhe janë dy shtëpi mbi pemë shumë të veçanta. Të vendosura në një siperfaqe 200 metra katror, shtëpitë kanë një pishinë, park për skateboard, wi-fi dhe janë ndërtuar nga pronari Foster Huntington.
Duke mos dashur qytetet e mëdha fotografi amerikan vendosi ta ndërtojë vetë shtëpinë e tij ideale, duke përfituar nga një pronë familjare që kishte në Skamania, Washington, në buzë të lumit Columbia.

‘Besoj se është shumë e rëndësishme të jetosh në një vend, që i dhuron frymëzime të mëdha atij që banon në të’, thotë Huntington, që për këtë motiv ka vendosur, që nëpërmjet mbledhjes së disa fondeve të lançuara në website Kickstarter, të realizojë një libër, që shpjegon si të ndërtojë një pronë personale në një pemë. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: