Qindra shtëpi dhe ndërtesa janë kërcënuar nga një zjarr pyjor në veri të Kalifornisë në SHBA.

Zyrtarët thanë se zjarri, i cili shpërtheu dje pasdite pranë lumit Yuba në rajonin e Nevadës, u përhap në më shumë se 202 hektarë tokë brenda një kohe të shkurtër.

Zjarri preku zonat rurale të vargmalit malor Sierra Nevada dhe zonat pranë kufirit të Nevadës.

Ndërkohë është urdhëruar evakuimi i rreth 350 shtëpive dhe objekteve të tjera.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit po vazhdojnë nga toka dhe nga ajri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb