Kreu i Mossad, Yossi Cohen, u udhëzua të shkojë në karantinë të detyruar, pasi ditë më parë kishte takuar ministrin e Shëndetësisë, Yaakov Litzman, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.

“Litzman (një rabin ortodoks 71-vjeçar) tani është në karantinë me bashkëshorten e tij”, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Yaakov Barsimantov, është gjithashtu në karantinë në një dhomë të veçantë të vendosur brenda qendrës mjekësore “Sheba” në Tel Aviv.

“Ne e kemi shqyrtuar mundësinë e infeksionit shumë herët”, tha Barsimantov, i cili tani drejton punën nga spital.

Ministria izraelite e Shëndetësisë ka saktësuar se deri më tani ka pasur 30 vdekje nga koronavirus në Izrael. Ka 6 211 raste pozitive, nga të cilat 107 janë në gjendje të rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb