Shefja e Epidemiologjisë, Eugena Tomini e ftaur në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 deklaroi se për cdo rast të konfirmuar me COVID 19 janë testuar edhe kontaktet e tij të ngushta.

Ajo bëri me dije edhe shifrat e atyre qqë kanë telefonuar për shenja të sëmundjes te 127.

“Cdo rast i dyshuar është testuar, po ashtu edhe kontaktet e riskut në rrethin e ngushtë apo të gjërë. S’kemi pasur një tavan për testime, cdo gjë varet nga vatra dhe instensiteti i rasteve që na vijnë. Nga 9 marsi deri më 7 maj kemi pasur te 127, 22 mijë e 200 thirrje, me shenja të pjesshme, rreth 82 mijë e 900 thirrje me shenja më të lehta, ndërkohë kanë shkuar pastaj mjekët për vlerësimin e situatës dhe drenimin drejt QSUT për të marrë tamponin”,- tha ajo.

Ajo foli më pas edhe për rezultatet e deritanishme të testeve serologjike. “Analiza serologjike i janë nënshtruar 440 persona personel shëndetësor. Të sëmurë rezultuan se ishin 11,2 % e tyre, Niveli i riskut varet edhe nga profesioni apo kontakti që këta individë kanë pasur nga covid. Kanë ndjeshmëri për covid më tepër personeli te infektivi. Testimet e tilla do kryhen edhe te 100 personat e parë që dolën pozitiv dhe do të vijohet pastaj me policinë”, shtoi Tomini.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb