Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo, ngriti alarmin në emisionin ‘Open’, teksa tha se koronavirusi po prek edhe moshat e reja.

Ndonëse në fillim të kësaj pandemie u raportua se virusi ka “pre” të preferuar të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, Çomo thotë se tashmë ka ndryshuar ky rregull dhe ka raste të infektimit e vdekjeve në moshë më të re.

Ajo u shprehur se “virusi po kafshon” edhe persona në moshë të re.

“E vërteta janë se janë prekur ata që kanë sëmundje kronike. Por ai grup popullate është më i sensibilizuar aktualisht. Ata janë më të rrezikuar që fëmijët e tyre, nipër e mbesa të marrin virusin dhe të çojnë tek ata. Është shtuar numri i vdekjeve në mosha më të reja. Virusi po “kafshon” dhe persona në moshë të re. Prekja e këtij virusi është më evident te moshat e reja. Mosha e re nuk është vetëm transmetuesi i virusit, por janë të prekur rëndë nga ky virusi”, u shpreh mjekja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb