BRUKSEL

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se po largohej nga samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel, më pak se një orë pasi nisën punimet, sepse ajo kishte qenë në kontakt me dikë që doli pozitiv ndaj COVID-19.

Ajo shtoi se do të shkonte në karantinë, pasi ishte vërtetuar se ka kontakt me një pacient të infektuar me koronavirus, raportojnë mediat e huaja.

  • foto galeri

Ursula von der Leyen deklaroi përmes një statusi në “Twitter” se vetë ishte testuar ndaj koronavirusit dhe kishte dalë negative.

“Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime ka dalë pozitiv me COVID-19 këtë mëngjes,” tha ajo.

“Unë vetë jam testuar negativisht. Sidoqoftë, si një masë paraprake unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vet-izolim”.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb