TIRANE

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me situatën ekonomike në vend. Shehaj tha se qeveria nuk ka asnjë fond apo paketë për rimëkëmbjen e biznesit.

“Mosveprimi është kriminal, i paprecedentë në botë. Bizneset po falimentojnë çdo cast. Nëse rënia nuk ndalet, pasojat për ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve do të jenë dramatike e do të ndihen për shumë vite.” Shkruan Shehaj.

Postimi i plotë:
Qeveria nuk ka asnjë fond apo paketë për rimëkëmbjen e biznesit. Një paketë e ndërhyrjes dhe financimeve në ekonomi është prioritet kombëtar.

Mosveprimi është kriminal, i paprecedentë në botë. Bizneset po falimentojnë çdo cast.
Nëse rënia nuk ndalet, pasojat për ekonominë dhe mirëqenien e shqiptarëve do të jenë dramatike e do të ndihen për shumë vite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb