Tirana u mposht 0-1 në “Air Albania” në takimin e parë të turit të dytë të Conference League, ndaj Zrinjski Mostar. Pas 90 minutëshit, për mediet kanë folur protagonistët e sfidës dhe trajnerët. Nuk mund të ishte assesi i kënaqur tekniku i kampionëve të Shqipërisë, Orges Shehi, i cili tha fjalën e tij pas takimit.

“Mendoj se kemi bërë ndeshje të mirë, meritonim më shumë. Më vjen keq që pësojmë gol të evitueshëm. Pësuam gol, skuadra pastaj reagoi por mund të ishte zgjidhur më mirë.E kam thënë që na mungon organizimi nga poshtë, sepse luajmë me qendërmbrojtësa që luajnë me këmbë të djathtë. Organizimin e lojës nga poshtë e vuajtëm në pjesën e parë.Shpresat? Meritonim më shumë, skuadra nuk është se u shpreh keq në fushë. Lojtarët në fund i merrte dëshira për të qenë afër portës, por lejonim hapësira dhe kjo gjë më mërziti” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb