Orges Shehi do të vazhdoj edhe një sezon të jetë në katërkëndorin e portës së Skënderbeut. Portieri durrsak kishte paralajmëruar më parë se mund të tërhiqej, por me kualifikimin në “Europa League” ai premton se do të jetë pjesë e “ujqerëve”.

“E kam thënë edhe herë të tjera që është një kënaqësi e madhe, ishim kualifikuar edhe më parë, por me këtë rrugë të gjatë dhe këto skuadra nuk na kishte dhënë kaq emocione sa sot. Duke parë stadiumin ishte kënaqësi e gjithë shqiptarëve. Unë brenda fjalës jam, Europa vazhdon. Në dhomat e zhveshjeve përshëndetëm Latifin se ikën, Osmani tha të përshëndesim Gesin, po jemi ende në Europë”, tha ai për “SuperSport”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb