Kylian Mbappe ishte emri më i lakuar në këtë merkato vere, i projektuar si transferimi më i bujshëm por që në fund rezultoi një flluskë e madhe. Në futboll dhe në tregun e transferimeve thuhet se asgjë nuk është e pamundur, të gjithë e kanë një çmim, por ky nuk është rasti i Mbappe dhe PSG. Real dhe Florentino Perez bënë gjithçka për të transferuar Mbappe, mëngjesin e së martës provuan me një ofertë të fundit, 200 milion euro por PSG nuk mori mundim as për ti kthyer një përgjigje presidentit Perez.

Marca
Marca

Muri i vendosur nga sheikët bëri që dhe Mbappe të dorëzohet, i vetëdijshëm se ëndrra e tij për të veshur fanellën e bardhë duhet të pres të paktën edhe një tjetër vit. Insistimi i PSG për të mbajtur Mbappe, edhe pse tashmë rrezikojnë ta humbasin falas, nuk ka asnjë efekt tek sulmuesi francez i cili sipas ‘Le Parisien’ ka refuzuar një tjetër ofertë të frikshme nga ana e klubit francez, rinovimin e kontratës edhe për dy vite dhe 45 milion euro në sezon: “Jo faleminderit”, ishte përgjigjja e prerë e Mbappe. Pavarësisht këtij refuzimi, i radhës, në Paris janë të bindur se kanë të gjithë kohën e domosdoshme për të bindur Mbappe të rinovojë kontratën e aktuale e cila i skadon në fund të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb