Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum ka deklaruar se vendi i saj do të presë deri më 2 prill për të përcaktuar nëse do t’i përgjigjet tarifave të SHBA-së për aluminin dhe çelikun.
Presidenti i SHBA Donald Trump kishte rënë dakord të shtynte tarifat për të gjitha produktet nga Meksika dhe Kanadaja që mbulohen nga traktati i tregtisë së lirë USMCA deri më 2 prill.
Kjo është gjithashtu data kur administrata e tij tha se veprimet tarifore reciproke do të shpalleshin për shumë vende.
Sipas Sheinbaum sekretari i saj i ekonomisë do të punonte me homologun e tij amerikan deri atëherë për të “adresuar se si do të shpaloset 2 prilli”.
“Ne do të presim deri më 2 prill dhe prej aty do të përcaktojmë nëse tarifat reciproke do të aplikohen edhe në rastin e aluminit dhe çelikut apo varësisht se si do të vijnë gjërat. Ne do ta mbajmë të hapur këtë proces dhe dialogun deri më 2 prill”, tha ajo.
(BalkanWeb)