Partia Republikane ka reaguar në lidhje me sulmin që po i bëhet Prestige Resort, ku IKMT po shemb paligjshmërisht dy pishina.

Përmes një mesazhi për mediat, PR thekson se kjo është dhunë qeveritare ndaj biznesit dhe mediat së lirë.

REAGIMI I PARTISË PARTISË REPUBLIKANE
Dhunë e qeverisë ndaj biznesit dhe lirisë së medias.

?Veprimet e qeverise kundër Prestigj resort është një akt dhune kundër biznesit dhe pronës private.
?Dhunë dhe presion ndaj medias dhe lirisë së saj. Dhunë ndaj “Ballkan Web”, “Panorama”, e “Neës 24”, për ti vendosur nën kontrollin e pushtetit.

?Qartësisht nëse je pro qeverisë mund të bësh cdo gjë në kundërshtim me ligjin dhe nëse je kundër veprimeve të paligjëshme dhe korrupsionit do përballesh me hakmarrjen dhunën dhe paligjshmërinë e qeverisë.

?Sulmi me fadroma në një rezort me në kulmin e sezonit turistik është po ashtu një akt papërgjegjshmërie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: