TIRANË- Ambasadori shqiptar në Vatikan, Visar Zhiti në një komunikim telefonik për News 24 tregon emocionet e ceremonisë së sotme në Vatikan ku 120 mijë persona u bënë bashkë për të pritur shenjtërimin e humanistes me gjak shqiptar, Nënë Terezës.

“Vetë Papa Francesku që i do shumë shqiptarët drejtoi meshën për gruan më të njohur të planetit. Ngjarje e madhe për botën në një kohë shqetësimesh të mëdha. Shenjtërohet një grua, një shqiptare. Ky është një nder. Sheshi ishte plot me njerëz nga e gjithë bota, valëviteshin mijëra flamujt në shesh, mes tyre flamuri i kuq me shqiponjën tonë”,- tha Zhiti.

Më tej, ai kujtoi se ka pasur fatin të takohet dhe të marrë bekimin e Shën Terezës.

“Jam ndër ata shqiptarë që kam pasur fatin ta shoh ta takoj. E kam takuar edhe në Tiranë edhe në Romë. Kam ndjerë ngrohtësinë e dorës së saj, e kam prekur, ka prekur tim shoqe dhe tim bir. I kam thënë kam përkthyer lutjet e saj. Më ka bekuar! Kam vizituar edhe dhomën modeste ku ajo ka jetuar”,- shtoi ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb