Një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar nga Qarku i Elbasanit. Djali i një çifti që ka biznese në qytetin e Përrenjasit është gjetur i pajetë në masivin pyjor të Stravajt.

Sipas burimeve zyrtare, 28-vjeçari Flori Albrahimi pasditen e të hënës është gjetur i vetëvarur në pyll rreth 300 metra larg banesës së dajës së tij, ku kishte shkuar mysafir në fundjavë.

Ai ishte baba i një foshje 6 muajshe dhe jetonte në kushte shumë të mira në qytetin e Përrenjasit. Mbetet mister shkaku i vetëflijimit të tij, ndërkohë që në harkun e 60 minutave në Qarkun e Elbasanit janë rregjistruar dy vetëvrasje, pasi më parë i dha fund jetës biznesmeni Tan Sanço.

Ndërkohë, dy orët e fundit janë shënuar edhe katër viktima të tjera, dy në Lezhë dhe dy në Durrës, të vrarë me armë zjarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb