Edhe një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili është konfirmuar se ka qenë i infektuar me COVID-19.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, bëhet fjalë për një të moshuar nga Gjakova, e cila ka vdekur nga një sëmundje tjetër, por që pastaj ka rezultuar pozitive edhe në testin për COVID-19.

“Është e vërtetë që ka vdekur një person nga Gjakova, por jo si pasojë e COVID-19. Pasi ka vdekur, i është bërë testi dhe ka rezultuar pozitiv në COVID-19”, tha Ferdinand Kolaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb