Shënohet rasti i parë me Koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme. Ai tha se bëhet fjalë për një paciente që kishte ardhur nga Italia, e cila ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites në Infektologji.

Pas analizave të bëra në Klinikën Infektive pacientja ka rezultuar pozitive. Pacientja është e shtruar në repartin e infektologjisë por është në gjendje stabël. Pacientja ka qenë në Itali për një muaj. Ministri tha se nuk ka nevojë për panik dhe se po merren të gjitha masat.

“Bëhet fjalë për grua, e cila ka qëndruar në Itali tek të afërmit e saj për një muaj. Dy javë të tëra ka qenë e sëmurë dhe është trajtuar në Itali, megjithatë nuk i janë bërë analiza të virusit Corona. Do të bëhen analiza të gjithë udhëtarëve të cilët kanë qenë bashkudhëtarë me të, për të parë nëse edhe tek ta është prezent virusi vdekjeprurës. Gruaja do të qëndrojnë në izolim 14 ditor në Klinikën për sëmundje Infektive, në repartin e posaçëm për izolim- tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Kujtojmë se një rast është shënuar dhe në Greqi, ndërsa bëhej fjalë për një 38-vjeçare e cila kishte qëndruar në Itali.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb