Golat dhe numrat mbreslënës që rrethojnë Erling Braut Haaland nuk janë më suprizë. Që nga dita kur u transferua te Borussia Dortmund dhe debutoi në Bundesligë, sulmuesi norvegjez konfirmoi të gjithë kualitetin dhe pritshmërisë. Në pesë ndeshje, ku vetëm një herë ka luajtur për 90 minuta ai ka gjetur 8 herë rrugën e rrjetës.

I
I

E thënë më qartë, Haaland shënon një gol çdo 38 minuta. Një mesatare e frikshme, por 19-vjeçari nuk I vendos limite vetes. “Sigurisht, edhe unë jam I suprizuar me veten. Por jam i lumtur se si po shkojnë gjërat. Nuk jam I kënaqur asnjëherë me veten. Punoj shumë, pasi dua të bëhem futbollisti më i fortë në botë”, ka thënë Haaland.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb