Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Fieri. Përplasja ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta, si çekan e kaçavidë.

Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në në rrugën “Jakova Xoxa”, të Fierit. Bëhet me dije se R. Ç., 29 vjeç, ka goditur me sende të forta,F. Sh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili është dëmtuar në dorë.

Më tej theksohet se në Komisariat u shoqërur shtetasi R. Ç. dhe po kryhen veprimet procedurale hetimore.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Jakova Xoxa”, shtetasi R. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta, shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili është dëmtuar në dorë.

U shoqërua në Komisariat shtetasi R. Ç. dhe po kryhen veprimet procedurale hetimore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb